Pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, pati shumë kritika për lënien e Ballkanit kaq gjatë në dhomën e pritjes.
Eksperti Demush Shasha tha se Rajoni vetë nuk është gati për anëtarësimin. Në një bisedë për DW, ai u shpreh se nuk e sheh si dekurajuese mospërmendjen e vitit 2030, si datë potenciale për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Arsyeja sipas tij, është se bazuar në ecurinë e reformave në kuadër të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk ekziston asnjë mundësi reale se këto vende do të janë gati për anëtarësim deri në vitin 2030. “Prandaj në këtë drejtim, mendoj se debati që na bënë mirë është për shembull debati për “vetting-un” që do të ofroj një jetë më të mirë për qytetarët e Gjirokastrës dhe Shkodrës, apo të Dragashit dhe Mitrovicës, se sa të bëjmë bixhoz politik për afatet e anëtarësimit në BE”, thotë analisti.
“Sa për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ai u shpreh se nga ana e përfaqësueseve të BE-së, kjo u përmend nga Komisioneri për Zgjerim. Pra në një kuptim, një nga pjesëmarrësit me peshë më të vogël politike. Ky fakt tregon se sa ulet në agjendën e vendim-marrësve të BE-së është çështja e liberalizimit të vizave me Kosovën. Dhe këtu fajin e ka Kosova. Skena politike në Kosovë ka treguar papërgjegjësi historike kur në vitin 2016 ka refuzuar liberalizimin e vizave. Tani viti 2021 nuk është viti 2016. Mjedisi politik i sotëm në BE është shumë më kompleks dhe sfidues sa i përket lirisë së lëvizjes së lirë”, mendon Shasha.
Diskutime rreth kësaj post