Rritja e çmimeve në tregjet e Kryeqytetit, është reflektuar menjëherë në rënien e shitjeve. Qytetarët thonë se me të ardhurat e tyre, e kanë të pamundur të blejnë të njëjtën sasi produktesh si më përpara. Në tregjet e fruta-perimeve, çdo artikull është e pakta 10 deri në 20 lekë më shtrenjtë, se në të njëjtën periudhë të vitit te kaluar.
Rritja e çmimeve në tregjet e Kryeqytetit, është reflektuar menjëherë në rënien e shitjeve dhe konsumit. Pothuajse çdo artikull, është shtrenjtuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një situatë e tillë ka bërë që qytetaret e Tiranës, të ulin sasinë e produkteve të blera. Një panorame e njëjtë të shfaqet në të gjitha tregjet e Kryeqytetit, që nga ai “Dinamo” e deri tek “Pazari i ri”.
Pjesa më e goditur e popullatës mbeten pensionistët. Ata thonë se me të ardhurat e tyre e kanë të pamundur të përballojnë këtë rritje të re të çmimeve.
Qytetarët, nga blerës janë kthyer në vëzhgues të çmimeve. Të intervistuar nga SYRI Tv, ata kanë reaguar edhe ndaj deklarimeve të fundit të Edi Ramës, sipas të cilit që nga koha e “Skënderbeut”, në Shqipëri nuk ka v*dekur njeri për bukë.
Çmimet e produkteve bazë ushqimore, kanë pësuar rritje dhe kriza energjitike e paralajmëruar nga qeveria, mund te pasohet me rritje të mëtejshme të tyre.
Diskutime rreth kësaj post