Në oborrin e shtëpisë së “Big Brother Vip”, ndodhen Arditi, Kledi, Arjola dhe Beniada.
Gjatë kohës që po shijojnë rrezet e para të diellit, banorët kanë shfrytëzuar rastin të bisedojnë dhe të shkëmbejnë disa batuta me njëri-tjetrin. Në humor e sipër, Beniada “akuzon” Palomën se po pëpiqet të marrë vëmendjen e Arditit.
“Gjithë ajo grua e martuar erdhi i hoqi batanijen “burrit tim”, dëshironte që ta shihte”.
Banorët e pranishëm i kthehen Beniadës me të njëjtën “monedhë”, duke i thënë se jo më larg se sonte ata do ta martonin me Arditin.
“Ke për ta parë ti, sonte do t’ju martojmë ju të dyve”, u tha Arjola të rinjve.
Marrëdhënia mes Beniadës dhe Arditit, u komentua edhe gjatë spektaklit të së premtes. Afrimiteti i treguar mes tyre gjatë këtyre ditëve, është diskutuar tepër edhe nga banorët e shtëpisë, por edhe gjerësisht nga publiku.
Diskutime rreth kësaj post