Moderatorja Roza Lati i është përgjigjur 50 pyetjeve të Prive dhe nxorri shumë të pathëna. Moderatorja e ‘Why Not’ tregoi se ka refuzuar Big Brother Vip për arsye pune.
‘Më erdhi keq, pasi e di që ndoshta mund t’i duhesha atij formati, por nuk e kam luksin të rri 3 muaj aty. Kam punë’,– tregoi ajo.
Roza Lati u pyet gjithashtu se në cilin program është ndjerë se ka pasur qasje negative ndaj saj dhe ajo përmendi emisionin “Ftesë në 5”.
“Kur isha e ftuar te mbasditja në Top Channel. Moderatorja shfaqi xhelozi të hapur dhe po e them këtë pasi e thonë të gjithë. Pra është akumulim i opinionit publik”.-u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post