Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas prezantimit nga kreu i qeverisë, Edi Rama, të planit të qeverisë me tre pika pas shpalljes një ditë më parë të emergjencës për furnizimin me energji elektrike.
Në një status në Twitter, Basha shkruan se Rama thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”.
Për këto reagime, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër. Ai shkruan se nuk zgjodhëm dot asnjëherë një shërbëtor të interesit publik në krye.
Reagimi i Manjanit:
“Bosi (pushteti) është unik në botë. Rritjen e çmimit të energjisë e quan mbrotje për familjarët dhe bisneset e vogla. 3 pika…
Luli (opozita) i vendos pikat mbi vulë. Drëng! 7 pika…….
Pika të na bjerë të gjithëve që nuk zgjodhëm dot asnjëherë një shërbëtor të interesit publik në krye.”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post