Pas shpalljes një ditë më parë të emergjencës për furnizimin me energji elektrike, kryeministri Edi Rama ka dalë me një paketë masash për menaxhimin e kësaj krize dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efektet e renda që do të kishte një rritje e pakontrollueshme e çmimeve në ekonominë e tyre.
Ai ka dhënë lajmin e mirë se nuk do të ketë rritje energjie për bizneset e vogla dhe për familjarët. Rama u shpreh se gjithashtu nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike ne Shqipëri, pavarësisht krizës energjitike.
“Nuk ka rritje të energjisë për familjarët, gjithashtu nuk do të ketë kufizime. Faza agresive deri në verën e ardhshme, po përgatitemi dhe me një konsultim kombëtar brenda këtij viti ku do të kërkojmë mendimin tuaj për këtë çështje, se ne këtu jemi për njëri tjetrin, edhe pse mund të kemi opinione të ndryshme, dallimi mes përplasjes së opinioneve të politikanëve, ta kthejmë në një avantazh, mirësi kombëtare duke e kthyer ballafaqimin në një burim për vendimmarrje. Janë 3 pika. E para garantimi i furnizimit të energjisë elektrike pa të gjithë, Mbrojtjen e familjes dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë ; garantimi i fondit likuid për ndëveprimin e tregun. 100 mln euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 mln tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2”, tha Rama.
Plani i qeverisë për krizën energjetike:
1.E para garantimi i furnizimit të energjisë elektrike pa të gjithë.
2.Mbrojtjen e familjes dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë.
3.Garantimi i fondit likuid për ndërveprimin me tregun.
Për realizimin e këtij plani do të jepen 100 mln euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 mln tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2.
Diskutime rreth kësaj post