Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën për shtyp nga Kryeministria, ku po prezanton planin për krizën energjetike, se rrogat dhe pensionet nuk mund të rriten aq sa është dëshira e qytetarëve.
Rama ka bërë me dije se me ardhjen e tij në pushtet ka pasur gjithnjë një plan për mbrojtjen e konsumatorëve. Për këtë ai solli në vëmendje mënyrën e taksimit të pagës, ku tha se kur mori pushtetin paga e tij taksohej më pak se ajo e sanitares.
Deklarata e Ramës:
“Kemi rritur taksën për rrogën e deputetëve, paga ime taksohej më pak se paga e sanitarëve, ulëm taksa për biznesin e vogël dhe rritëm për biznesin e madh”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post