Kryeministria Edi Rama në një deklaratë për mediat u shpreh se nuk ekziston asnjë kryeministër, edhe më i keqi në botë, që dëshirën më të parë të vet nuk ka rritjen e pagave dhe pensioneve. Ai tha se gjërat duhet të referohen me fakte dhe jo me opinione.
Deklarata e Ramës:
“Ju kam dëgjuam me shumë vëmendje, por kur ballafaqojmë mendimet tona, duhet të marrim për bazë faktet reale. Nuk ekziston asnjë kryeministër, edhe më i keqi në botë, që dëshirën më të parë të vet nuk ka rritjen e pagave dhe pensioneve. Ama vetëm një qeveri e keqe rrit pagat dhe pensioneve me dëshirë, por jo me logjikën e përballimit të arkës së shtetit. Kjo do të thotë të vrasësh të nesërmen. Dikush thotë se 8 vite më parë paskemi pasur pagat më të larta në rajon. Të tjerë thonë se i paskemi braktisur njerëzit në nevojë dhe e paskemi rritur energjinë elektrike. Por sërish, faktet nuk janë opinione. Çmimi ynë i energjisë elektrike që na vjen në faturë nuk është real por është i kontrolluar nga shteti për të mbrojtur konsumatorin. Ne kemi vënë një mburojë për ata që janë më në nevojë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post