Deklarata e Kryeministrit Rama në Kuvend që e akuzoi PD-në se kur flet për krizën e ccmimeve duket si mbeturinë e Partisë së Punës, duket se e ka revoltuar deputetin demokrat Tomor Alizoti.
Në një dalje për media ai tha se Rama nuk ka moral të bëjë moral, pasi Partia e Punës janë njerëzit e tij Kristaq Rama dhe Spiro Koleka.
“Me ngacmoi deklarata e kryeministrit i cili tha se “PD ka marrë tiparet e Partisë së Punës”. Ca gjera mund të qëndrojmë dhe ca gjëra jo. Njeriu që nga ana biologjike ka prejardhje të një xhelati, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolekës, bridhte në rrugët e Bllokut, kur ne vuanim burgjeve, dhe vishte çorapet e kuqe. Partinë e Punës e ka njohur ai më mirë se kurrë. Ai duhet të jetë krenar që është pinjoll i Partisë së punës. Ai foli për veten e tij, partia e punës është Kristaq Rama dhe Spiro Koleka. Ai ka ikur të shëtisë, dhe të merret me punë boshe. I vetmi individ është se i dalin shokët në televizion dhe i bëjnë moral”, tha ai
Alizoti tha se PD sipas tij duhet të udhëheqë protestat në vend.
“Shqipëria nuk duhet të reshtë së protestuari sepse është vendi me padrejtësitë të mëdha. Nëse në botë sfidat e mëdha janë mjedisi apo teknologjia në këtë vend sfida është uria. Opozita bëhet të bëjë më shumë protestë, unë jam për protestë maksimale ndaj një njeriu të tillë. Për mendimin tim PD duhet të jetë në pararojë të protestave. Ka protestuar kur i ati i Kryeministrit ishte anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës”, tha ndër të tjera Alizoti.
Diskutime rreth kësaj post