Politikani dhe biznesmeni Koço Kokëdhima, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar për rritjen e çmimit të energjisë në vendin tonë. Ai shprehet se çmimet e rritura të energjisë për konsumatorët familjarë dhe bizneset që do të shpallen nesër, por gjithçka po bëhet në mungesë të plotë transparence.
Sipas tij, qeveria nuk ka asnjë plan për të lehtësuar pasojat e krizës energjitike, ashtu siç nuk pati në 8 vitet e shkuara, kur nuk shtoi asnjë prodhues të madh energjie, veç HEC-eve të vegjël që në shumë raste shkatërruan parqet kombëtare, lumenjtë dhe ekonomitë familjare. Kokëdhima u bën thirrje qytetarëve që të protestojnë kundër rritjes së çmimeve, e cila sipas tij, ka për qëllim të mbushë gropën e krijuar në buxhet nga keqadministrimi.
Postimi i plotë:
“Çmimet e rritura të energjisë për konsumatorët familjarë dhe bizneset që do të shpallen nesër, po bëhen me diktatin e forcës, në mungesë të plotë transparence, pa asnjë konsultim me publikun e grupet e interesit dhe si të tilla duhen refuzuar.
Qeveria nuk ka asnjë plan për të lehtësuar pasojat e krizës energjetike, ashtu siç nuk pati në 8 vitet e shkuara kur nuk shtoi asnjë prodhues të madh energjie, veç HEC-eve të vegjël që në shumë raste shkatërruan parqet tona kombëtare, lumenjtë dhe ekonomitë familjare. Shqiptarët nuk mund të paguajnë më për paaftësinë dhe korrupsionin e politikanëve, sepse janë zhvatur prej çmimeve të energjisë dhe karburanteve më shtrenjtë se në çdo vend të rajonit.
I ftoj ata të protestojnë kundër rritjes së çmimeve që ka për qëllim të mbushë gropën e krijuar në buxhet nga keqadministrimi dhe korrupsioni”, shkruan Kokëdhima.
Diskutime rreth kësaj post