Deputeti socialist Erion Braçe, denoncon punimet në qendrën shëndetësore në Këmishtaj. Mesa duket i pafuqishëm tashmë që nuk është më zv.kryeministër, Braçe thotë se oborri dhe hyrja e ndërtesës është e zhytur në ujë.
Për këtë problem, deputeti socialist tregon se ka folur me drejtuesin e kompanisë ndërtuese, por më kot, askush nuk e ka përfillur. I jam lutur shkruan Braçe, por asnjë reagim.
Reagimi i Erion Braçe:
“Kjo eshte qendra e re shendetesore ne Kemishtaj! Urdheroni, dje, hyrjen ja ka zene uji, oborrin gjithashtu;Me asnje objekt tjeter ne Kemishtaj nuk ka ndodhur kjo, zero. Nuk di si te sillem me me drejtuesin e kompanise nen kontrate;
E kam thirrur disa here, ne telefon por edhe ne zyre, kam folur me te per cdo gje qe nuk shkon, i jam lutur per te korrigjuar problemet; Per kete qe ka ndodhur, i jam lutur te bej ngritjen e nivelit te oborrit pertej nivelit te kanaleve shkarkuese te rruges ku duhet te kulloj, por jo!Tani mbetet vec nje gje; Kontraktuesit te mos marrin ne dorezim objektin pa u rregulluar cdo gje”, shkruan Braçe.
Diskutime rreth kësaj post