Kreu aktual i PD-së Lulzim Basha, ka dalë në një bashkëbisedim me gazetarët, për të folur në lidhje me krizën energjetike që ka paralajmëruar Edi Rama.
Por sigurisht që nuk mund të mungonin dhe pyetjet në lidhje me situatën brenda PD-së.
I pyetur në lidhje me situatën në kampin demokrat, Basha nuk preferoi t’i japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por sulmoi gazetarët duke aluduar për pyetje të porositura.
“Kjo konference ka të bëjë me diçka që lidhjet drejtpërdrejt me qytetarët, hallet e tyre, familjet, bukën e gojës që 30 për qind e familjeve shqiptare nuk ushqen dot fëmijët“,- shprehet Basha gjatë fjalës së tij.
“Prandaj kam vendosur që sot të mos lejoj as ju, as ndonjë padron tuajin për të marrë peng këtë konferencë dhe problem të madh për shqiptarët, për llogaritë e tyre politike“, – ishte përgjigja e Lulzim Bashës në lidhje me pyetjen për situatën brenda PD-së.
Diskutime rreth kësaj post