Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, teksa ka folur për krizën energjitike dhe rritjen e çmimeve në tregun global dhe vendas nuk e konsideron një krizë reale, por të stisur.
Deklarata e Shkodrës:
“Unë besoj që deklarimet publike të zyrtarëve të lartë aq më tepër të kreut të qeverisë duhet të merren në konsideratë seriozisht për një arsye: Ato kanë një impakt në treg, kanë impakt në konsumatori dhe kanë impakt në zhvillimet ekonomike. Në shtet e tjera të zhvillimit në momentin kur qeveria del në deklarata serioze normale, natyrisht që bursa ndalon merr frymë thellë dhe pastaj fillon dhe bën analizën e saj cfarë u tha për të bërë disa skenarë të efekteve që kanë deklarime të tilla. Nëse një kryeministër del dhe bën një deklaratë formale serioze duhet ta marrin në konsideratë dhe në analizë të thellë. Më pas nëse ne jemi në krizë ose jo? I takon fotografisë që shohim të tregut, unë nuk mendoj që sot tregu është në krizë por mund të jetë fillimi i një krize. Kjo mund të jetë një krizë sasie pra mund të kemi ose nuk mund të kemi një produkt të kësaj natyre. Mund të jetë energjia ose transporti ose produkt shporte, mungesa e një produkti është krizë, ose pamundësia për të aksesuar në një produkt mund të jetë një shenjë krize. Nëse ne kemi pamundësi për të aksesuar produktin pra nuk ekziston produkti apo nuk kemi mundësi financiare për ta aksesuar produktin në treg. Sot nuk kemi tregues të mungesës së produktit në treg, por kemi të dhëna faktike të rritjes së cmimeve të produkteve në treg.
A do kemi mungesë të sasisë apo mungesë të pjesës financiare? Nëse i referohemi produkteve të shportës ose të industrisë. Ne kemi që nga janari që kemi verifikuar dhe po paguajmë lëndët e para por edhe kosto të tjera të përpunimit me çmime shumë të larta. Kostot në prodhimin vendas qytetari ka filluar ta ndjejë që nga janari, janë rritur çmimet e aluminit hekurit, drurit, plastikës, cmimet e veshjeve dhe me radhë. Filloi të ndjente edhe për disa produkte ushqimore, si vaji i lulediellit dhe më pas edhe produktet e tjera. E gjitha kjo mori si një formë propagande në momentin kur autoriteti i konkurrencës filloi një debat të brendshëm për vendimarrje për sa i takon produktit të mielli. Buka është shumë e rëndësishme për familjet shqiptare. Prodhuesit shqiptar janë munduar që mos rriten që në momentin e parë të produkteve që marrin nga jashtë. 90%r të produkteve që hedhim në treg, lëndën e parë ne e marrim nga jashtë dhe efekti i pandemisë dhe problematikat e fatkeqësisë natyrore bënë të mundur që shumë lënë të para nuk erdhën në tregje në kohë të duhur dhe bënë që oferta të ulej dhe kërkesa të rritej e cila rrit çmimin.
Mund të jenë lojëra gjeopolitike, aktorë të mëdhenj janë agresivë në tregjet botërore siç është Kina dhe Rusi mund të jenë duke bërë lojërat e veta për sa i përket aksesimit në tregje në një kohë të zakonshme ato nuk i bënin dot. Rritja e çmimit të energjisë është gjeopolitike, ka lidhje me gazin dhe tranzicionin e gjelbër dhe shumë gjëra të tjera. Energjia elektrike kriza është e lidhur dhe varet shumë nga sa e përgatitur struktura ekonomike e një vendi. Norvegjia nuk do të ketë probleme për të përballuar këtë krizë, nëse flasim për Shqipërinë ndoshta kryeministri di strukturën ekonomike tonën dhe në skenarin e tij mund të llogaritë një skenar shumë të keq dhe ne nuk e dimë. Çfarë na nevojitet që të dimë? Një transparencë në strukturën tonë ekonomike sa mban ekonomia shqiptare sipas shifrave që disponon. E dyta ne duhet të instalojmë kulturën e dialogut. Përballë një krize qeveria nuk mund të mblidhet në guackën e vet dhe nuk dialogoi fare me sipërmarrjen private. Ne jemi ekonomia nuk është buxheti i shtetit por në anën tjetër nuk ka kulturë të dialogut dhe në momentin kur ka një krizë nuk ka dialog me sipërmarrësit. Duhet dialoguar që biznesi mos jetë vuajtës i krizës.
Kultura e dialogut s’ka të bëjë me organizimin e një takimi ku palët paraqesin kërkesa ose paraqesin qëndrimet e tyre se takime të tilla kemi dhe do të kemi. Kultura e dialogut ka të bëjë për tu ulur në tryezë për të diskutuar gjerësisht për një çështje të caktuar, secila nga palët marrin angazhimet e veta, sepse ne jemi përgjegjës ndaj kunsumatorit. Kultura e dialogut duhet të funksionojë dhe të bëhet serioz dhe korrekte dhe të jemi pjesëmarrës aktivë në zhvillimin e vendit, ne nuk mund të jemi disa industrialist pasi kompanitë e tyre prodhojmë dhe hedhin në treg”, tha Shkodra.
Diskutime rreth kësaj post