Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka theksuar edhe njëherë se kriza energjetike vjen për shkak të varësisë nga tregjet ndërkombëtare.
I pyetur më tej nëse do të bëhet ulja e TVSH për konsumatorët, ai tha se nuk ka prova që jep benefite.
Deklarata e Ramës:
“Nga ana tjetër është e vërtetë që kam thënë, nuk kemi prova që këto ulej sjellin benefit te konsumatori. Siç ndodhi me imputet bujqësore. Kush përfitoi nga ulja ata që i shesin. Franca është në një pozicion tjetër sepse ka centrale nukleare. Gjermania problemin e ka sepse ka mbyllur centralet nukleare. Të gjitha këto kanë lidhje me ne sepse ne jemi pjesë e së tërës,” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post