Moderatori Arjan Çani ka komentuar aksionin e Sali Berishës në bazën e PD, të cilën e konsideron një aksion të ndërmarrë “nga halli”.
Çani thotë se Berisha, me takimet që zhvillon me bazën, kërkon t’ju tregojë amerikanëve, se edhe ai ka mbështetje dhe se është një faktor në politikën shqiptare.
Komentet:
Arjan Çani: Mjafton sondazhin qe ka bërë Theodhoriu, Euroneës, që po ta shikosh, 49.5% janë me Berishën, 34.6% janë me Lulin. Nëse ky trend do të vazhdojë, kjo tregon se shumë shpejt do të kemi dy PD. Do të kemi dy parti.
Ylli Rakipi: Po edhe mund të kesh dy parti.
Arjan Çani: Qëllimi i Berishës, është t’ju tregojë amerikanëve, se është një pol i rëndësishëm. Në një rast të tillë, nuk jemi në kushte normale, Saliu është në hall të madh. Çdo njeri të ishte, do ti tregonte perandorisë, që unë kam mbështetës, nuk më pret dot kokën. Ky sondazh tregon që edhe Basha ka mbështetje, do të na tregojë se kemi dy të djathta. Kemi një të majtë të konsoliduar dhe dy të djathta.
Diskutime rreth kësaj post