Votuesit e Partisë Demokratike, preferojnë më shumë Sali Berishën sesa Lulzim Bashën. Në anketimin e muajit Shtator, Euronews Albania pyeti shqiptarët se cilin prej dy udhëheqësve pëlqejnë më shumë.
65% e votuesve të PD pëlqejnë sot më shumë Berishën, ndërsa 57% preferojnë Lulzim Bashën.
Ky rezultat përmbys atë të një muaji më parë, kur ende pa shpallur vendimin për largimin e Berishës, Lulzim Basha gëzonte popullaritet në 67% të votuesve të PD, ndërsa Berisha ishte në nivelin e 56%.
Këtë trend ruajnë edhe shifrat që tregojnë popullaritetin e Berishës dhe Bashës në të gjithë popullsinë.
Në muajin gusht, Lulzim Basha gëzonte popullaritet më të lartë se Berisha mes shqiptarëve.
Anketa e muajit Shtator, tregon rritje të mbështetjes në popullsi për Sali Berishën, nga 19% në 29%. Ndërkohë për Lulzim Bashën mbështetja mbetet thuajse e njëjtë, nga 26% në 24% të shqiptarëve, Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post