Gazetari Mentor Kikia, thotë se nën drejtimin e Ardi Veliut, policia nuk ka shënuar ndonjë arritje. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Veliu tha se pasuesi i tij do të përballet me sfida.
“Nuk gjej arsye të justifikoj faktin pse qëndroi kaq gjatë”.
Policia nuk është se ka njohur arritje, përtej lëvdatave që u thanë sot. Kur paska qenë kaq i zoti pse u largua? U paralajmërua edhe një detyrë e re e lartë që mund të marrë së shpejti.
Pasuesi i tij ka detyrën për të zhbërë disa gjëra që bëri Veliu. Duhet të futet profesionalizmi në punën hetimore.
Nga arritjet e zotit Veliu mendoj se nuk ka gjë për të ruajtur”, tha gazetari Kikia.
Diskutime rreth kësaj post