Ish-kandidatja për kryetare në PD, Edith Harxhi, ka folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Ajo paralajmëroi se brenda pak javësh, kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha do të detyrohet të japë dorëheqjen, ndërsa e quan “urgani i PD-së”.
Harxhi, duke folur për “Faxnews”, theksoi se heshtja e Sali Berishës e dëmtoi të djathtën, por më në fund sipas saj “foltorja” zgjoi demokratët për të shpresuar ringjalljen e një Partie të vërtetë dhe konservatore.
“Basha duhet të tërhiqet dhe do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen shumë shpejt, për pak jave mendoj unë, pasi ky që po vjen është një ortek që bëhet sa vjen edhe më i madh dhe i pandalshëm. Një udhëheqës që nuk u bë kurë lider nuk i reziston këtij orteku. Ne jemi të shkëputur krejtësisht nga realiteti, vizitat e mia në degët e PD unë kam prekur realitetin shqiptar, i cili nuk njihet nga kafenetë e Tiranës as në udhëtimet turistike që bëjmë gjatë verës. Në PD gjen konservator të pastër, gjen folklor të bukur autentik, gjen filozofi popullore, gjen skamjen e vërtetë shqiptare. Baza nuk është e çoroditur fare, por njerëzit janë më mirë të orientuar politikisht sesa ata që janë në Tiranë madje edhe më shumë se drejtuesit politik”.
Kampe të ndara në bazë të PD?
“Sa më në bazë të shkosh aq edhe më konservatore e gjen. Kampet në bazë janë të reduktuara pothuajse në zero pasi baza në PD është e shkatërruar nuk është e shumë viteve më parë si në vitet 1997. Për shumë arsye është e shkatërruar, baza është më kompakte dhe e kupton realitetin shqiptar, kanë mendim të prerë dhe të qartë që shkon i pastër konservator. Thua ndonjëherë që mund të gjesh ndonjë “Tramp” në Bulqizë. Kompaktësia e strukturave të PD më bën të mendoj që do të ringjallë dhe do të ngrihet si një e djathtë e vërtetë konservatore. Unë kam qënë kritik edhe për heshtjen e Berishës. Më mirë vonë sesa kurrë reagimi i Berishës, në Gjirokastër ishte edhe më e fortë ndjesa që kërkoi. Nuk mjafton vetëm keqardhja por e rëndësishme është të kërkosh ndjesë për pasojat që ka sjellë gjatë këtyre viteve. Ka njerëz që ti referohen liderit në atë formë, platforma politika ka rëndësi si do të shpaloset, berisha heshti dhe e dëmtoi PD me një kosto të madhe. Ajo që interesohem unë është ato që të di çfarë do bëjmë ne sot e tutje?
Shanset për ndryshim në PD për ta kthyer në një Parti konservatore, pa Berishën dhe pa Bashën? Nuk ka pasur Bashë ndonjëherë ndikim në PD pasi nuk ka qenë lider. Kam shpresë se nga foltoret po shoh për një program konservator. Berisha në Gjirokastër kaloi nga teza që do të kemi parti konservatore por hodhi teza, çdo i zgjedhur nga kryetarët e degëve do të jetë primare, kandidati i ardhshëm për kryeministër të jetë i zgjedhur nga primaret. PD duhet ta ndryshojë retorikën, nuk flitet më për të persekutuarit. Kanë kaluar 30 vite dhe kemi një klasë të re që nuk e njohin fare Enver Hoxhën, pronarët e ligjshëm të 45′, liria e tregut dhe e individit këto janë elementë bazikë të konservaatorizmit”, u shpreh Edith Harxhi.
Diskutime rreth kësaj post