Analisti Enton Abilekaj, reagoi pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Rama foli në mënyrë të përgjithshme, duke e justifikuar rritjen e çmimeve me situatën në botë. Sipas Abilekajt, Rama foli si zëdhënës i oligarkëve.
Reagimi:
“Megjithëse hyri në mandatin e tretë, Edi Rama nuk ka mësuar akoma të sillet si Kryeministër. Dhe, mesa duket, nuk ka ndërmend, nuk është nisur asnjëherë të jetë Kryeministër.
Po të donte të ishte Kryeministër, nuk do dilte në Kuvend për të sharë opozitën, nuk do e justifikonte rritjen e çmimeve me çmimet e larta të qeverisë Berisha, me paaftësinë e Opozitës, me tabelat e bursës botërore.
Retorika justifikuese i takon zëdhënësit të olirgarkisë. Nëse do të donte të sillej për një sekondë si Kryeministër, do tregonte sa është prodhimi i energjisë, sa është importi, sa është çmimi i drithit që hyn në vend dhe pse duhet rritur çmimi, sa do indeksohen pagat e shtresave në nevojë, si do mbrohen ato, çfarë efekti do ketë në prodhim, si do mbështesë qeveria prodhuesit, shtresën e mesme, ekonominë në përgjithësi. Edi Rama nuk është ai që bën këtë, por ai që shan gjithkënd që dyshon dhe kundërshton rritjen e çmimeve si incentivë të fshehtë për ortakët që kontrollojnë gjithçka.
Ai është njëkohësisht edhe shefi, edhe zëdhënësi i oligarkëve, megjithëse e vetmja pagë që deklaron është ajo e Kryeministrit të vendit,” shkruan Abilekaj.
Diskutime rreth kësaj post