Deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi, i cili është bërë viral në rrjet për deklaratat e tij në Kuvend, pasi flet hapur për çdo problematikë, ditën e sotme ka folur sërish për gjendjen e spitalit të Lushnjes.
Në fjalën e tij, ai tha se “në spitalin e Lushnjes bëhen vetëm synetlliqe dhe nga 2 herë apandesiti”, ndërsa të ndryshme ishin reagimet nga kolegët e tij.
Deputeti Luçiano Boçi, tund kokën në shenjë keqardhje për gjendjen e spitalit, ndërsa ka edhe nga ata që nuk po i kushtonin shumë rëndësi fjalimit të kolegut të tyre.
I tillë ishte Agron Gjekmarkaj, që nga pamjet duket që ka vendosur kufjet në vesh, teksa shihet duke tundur kokën sikur të ishte duke dëgjuar muzikë. Nuk dihet se çfarë ka qenë duke dëgjuar Gjekmarkaj, ndërkohë që pjesa tjetër e deputetëve ishin të vëmendshëm në fjalën e kolegut të tyre.
Diskutime rreth kësaj post