Prokurori i Posaçëm, Arben Kraja ditën e sotme është takuar me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe delegacionin e saj.
Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua mbi përparësitë dhe zhvillimet si rezultat i reformës në drejtësi, procesit të vettingut në Shqipëri dhe ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.
Gjithashtu është diskutuar mbi sfidat me të cilat po përballet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Republikën e Shqipërisë.
“Në diskutimin për shkëmbimin e përvojës së deritanishme dhe praktikave të SPAK për të përmbushur me sukses misionin dhe vizionin e tij, u ra dakord për të vazhduar me prioritet bashkëpunimin e ndërsjellë institucional”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Diskutime rreth kësaj post