Ish-missi shqiptar Almeda Abazi është një personazh shumë i përfolur në mediat shqiptare, por edhe në ato turke për sukseset në karrierën e saj dhe shkak të martesës me aktorin e famshëm turk Tolgahan Sayisman.
Almeda i ka lënë pak pas dorë projektet televizive, për shkak se ajo i është përkushtuar fëmijëvë të saj, djalit Efehan dhe vajzës Alina.
Mirëpo, fansat i kanë kërkuar prej kohësh t’i rikthehet televizionit dhe e pyesin vazhdimisht me këtë. Së fundmi, në një “mini-intervistë” virtuale, një nga ndjekësit në Instagram e ka pyetur se kur do ta shohim sërish në televizionet shqiptare.
“Nuk e di akoma… Ndoshta një ditë përsëri”, ka shkruar Almeda për t’iu përgjigjur, duke shtuar se i mungon televizioni, ndonëse mesa duket ende nuk ka një plan konkret.
Këtë verë Almeda zgjodhi të kalonte disa javë edhe në Shqipëri. Së bashku me bashkëshortin e saj, Tolgahanin, dhe dy fëmijët e tyre, ata pushuan në jug të vendit. Madje, i bënë edhe një promovim të mirë vendit në rrjetet sociale ku numërojnë shumë ndjekës.
Diskutime rreth kësaj post