Ish-zyrtarja e LSI Brizida Gjikondi ka komentuar ‘Foltoret’ e ish-kryeministrit Sali Berisha në qytetet e Shqipërisë. Gjikondi shprehet se ish-Kryeministri takimet i bën për imunitet politik.
Sipas saj, vetëm nga Berisha nuk mund të presësh demokraci
“Berisha këto takime i ka për hall personal, i ka për imunitet politik. Ai e bën këtë gjë se nëse nesër pasnesër do të ketë precedim penal ndaj tij ose ndaj familjarëve të tij, ai ta ketë ngritur emocionin negativ të Shqipërisë. Ai po bashkon adhuruesit e tij, të cilët nuk e dinë se në çfarë gremine po i çon. Vetëm nga Berisha nuk mund të presësh demokraci”, tha Brizida Gjikondi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post