Në lidhje me dorëheqjen e Ardi Veliut, juristja Brizida Gjikondi, shprehet se ai nuk kishte se çfarë të jepte më në detyrën e tij, dhe sipas saj atij i kishte ardhur koha që të ikte.
Më tej shprehet se policia nuk është në ditët e saj më të mira dhe se lufta me krimin nuk është fituar.
“Mendoj se Veliu e kishte dhënë maksimumin e tij, nuk kishte se çfarë të jepte më. Policia shqiptare nuk është në ditët e saj më të mira. Lufta me krimin nuk mund të thuhet se është fituar. Ka shumë segmente krimi që janë inflirtuar në policinë shqiptare dhe shumica e aksioneve të policisë shqiptare kanë një jetë të dyfishtë dhe një pagesë të dyfishtë. Ishte ora për të ikur Veliu nga ai pozicion”, u shpreh ajo për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post