Samiti i Sllovenisë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duket se nuk ka prodhuar asnjë marrëveshje të madhe, me Bullgarinë që mban peng çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të përplasjeve me këtë të fundit.
Në deklaratën e përbashkët mes kreut të Këshillit Europian Michel, presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe kryeministrit të Sllovenisë, u tha se BE është pro integrimit të vendeve të Ballkanit dhe u tha se është akorduar një shumë prej 30 miliardë eurosh drejt vendeve të BP. Von der Leyen tha se njerëzit e Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur, dhe se BE duhet të bëjë më shumë në sheshimin e mosmarrëveshjeve mes vendeve.
Deklarata e Ursula von der Leyen:
“Bashkimi Europian është i paplotë pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimior, e dimë që shtyrja e procesit të negociatave i ka mërzitur njerëzit e këtyre vendeve. BE duhet të bëjë më shumë, sa i takon çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet të qartësohet ky proces, po bëhet shumë punë për të zgjidhur çështjen bilaterale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ne kërkojmë që problemet në zgjidhen, kemi diskutuar çështjen e pandemisë, kemi dhuruar një sasi të madhe vaksinash, do të vazhdojmë të jemi partner të ngushtë në vitet dhe në dekadat e ardhshme. Në bazë të këtij plani që do të ndikojë në 6 vendet e BP, për ndërlidhjen e rrugëve mes vendeve.
Kemi përgatitur një plan veprimi për BP kemi një axhendë të re dhe kemi pikat tona të rëndësishme sa i takon roming. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat, vlen të përmendet, që u arrit me ndërmjetësimin e BE, është një shembull për të gjithë rajonin, gjetëm zgjidhje për të ecur përpara”, u shpreh Ursula Von der Leyen.
Diskutime rreth kësaj post