Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka ndarë detaje nga mbledhja e Këshillit të Ministrave.
Deklarata e Ahmetaj:
“Informacion për sa i përket situatën energjetike në vend. Bëra një informacion për kabinetin. Sigurisht që është konseguencë e krizës energjetike globale, kemi zgjedhur ekonomi tregu, ekonomi e hapur, e cila influrencohet nga çmimet e mallrave dhe shërbimeve. Sidomos për mallrat që janë të lidhura me prodhimin dhe nevojat për import, siç është energjia elektrike. Ju e keni dëgjuar se çfarë po ndodh në tregun ndërkombëtar, një kombimin faktorësh që po ndodh në ekonomitë e mëdha, si Kina, për shkak të sjellës së Rusisë apo një faktor tjetër të centraleve të karbonit. Çmimet lëvizin përditë, sot Spanja e ka cmimin 260 euro, Gjermania e njëtja gjë, një pjesë e mirë e vendeve e kanë transferuar koston te konsumatorët. Kryeministri ka ngritur një grup për të menaxhuar situatën energjetike, i referohem asaj që ai ka thënë se vala e cmimeve prek dhe brigjet e Shqipërisë por ne jemi të gatshëm që të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Kryeministri do të shpalosë vetë masat për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesve, për qetësimin e konsumtorëve ne do ta mbrojmë konsumatorin. Do të garantojmë furnizim të energjisë për të gjithë”, tha Ahmetaj.
Diskutime rreth kësaj post