Komisioni i Ekonomisë ditën e sotme është shoqëruar mes debateve të shumta në lidhje me Aktin Normativ 2021, ku Erion Braçe i ka kërkuar ministren së financave dhe Ekonomisë të dhënat e 8-mujorit të parë të vitit, që lidhen me performancën ekonomike.
Brahimaj tha fillimisht se të dhënat ishin në faqen zyrtare të Ministrisë, por Braçe këmbënguli se donte ti dëgjonte prej saj në Komision. Ministrja tha se ka pasur një defiçit në mbledhjen e të ardhurave me rreth 54%, në krahasim me planin.
Intervista:
Braçe: Zonja ministre unë dua të di realizimin e të ardhurave deri në fund të Gushtit, niveli i realizimit të TVSH-së, aksizës deri në fund të Gushtit, niveli i ruimbursimit të TVSH deri në fund të gushtit, nivelin e realizimeve deri në fund të gushtit, nivelin e realizimit të projekteve publike me fonde të buxhetit apo me fonde të jashtme, nivelin e difiçitit deri në fund të gishtit. Të gjitha këto për të kuptuar nivelin e disiplinës së financave.
Shalsi: Ne do të vendosim një raportim mujor të disa të dhënave.
Ibrahimaj: I dëgjova me kujdes komentet dhe pyetjet, do të përqëndrohem fillimisht te krideibiliteti i shifrave, ato nuk mund të përdoren vetëm kur na intereson. Në lidhje me rritjen ekonomike do të doja që ti referoheshit shifrave të publikuara në faqen e Ministrisë së Financave. Shifrat zoti Braçe janë të pulikuara në faqen zyrtare të drejtorisë së tatimeve. Dhe të Ministrisë së Financave.
Braçe: Nuk më dëgjuat mirë, unë thashë që nuk janë publikuar të dhënat e muajit Shtator, për këtë kam kërkuar fundin e muajit gusht. Dua ti dëgjoj nga ju zonjë.
Ibrahimaj: Të ardhurat janë me rritje 19% në krahasim me vitin e kaluar, TVSH është rritur 20.1% në krahsim me vitin e kaluar. Sa i takon ndihmës ekonomike, kemi një nënrealizim në krahasim me planin, shpenzimet kapitale kemi një nënrealizim në krahasim me planin. Defiçiti është -54% në krahasim me planin, unë do të doja që këto shifra të analizoheshin nga ekspertë, që kur të mbajmë qëndrime dhe pyetje tiu referohemi të njëjtave shifrave.
Braçe: Për ta përforcuar edhe kërkesën në momentin që del tabela e temujorit, ti bëhet me dije edhe komisionit, deri në fund të muajit ne të marrim tabelën fiskale.
Diskutime rreth kësaj post