Nëse nuk do të ishte për krizën e madhe financiare që ka mbërthyer Barcelonën, Ronald Koeman do të ishte larguar prej kohësh nga “Camp Nou”. Drejtuesit e klubit blaugrana shpresonin shumë në një dorëheqje nga ana e teknikut holandez, një dorëheqje që nuk erdhi kurrë, por çdo gjë e ka një limit. Barça nuk e ka luksin të pres pafund që ekipi ti përgjigjet Koeman në një kohë kur vijojnë rënien e lirë në La Liga, ndërsa në Champions janë në prag eliminimi.
Sipas mediave spanjolle, e ardhmja e Koeman në stolin e Barcelonës do të vendoset në tre sfidat e radhës. Do të qëndrojë apo jo kjo do të varet nga rezultatet që blaugranët do të marrin kundër Valenca, Dinamo Kiev dhe Real Madrid. Në rast se ekipi nuk reagon pozitivisht në këto tre sfida, jep apo jo dorëheqjen, Ronald Koeman do të largohet nga Barcelona. Një nga kandidatët e lakuar së fundmi për të marrë drejtimin e klubit, Roberto Martinez është tërhequr duke theksuar se për momentin vëmendja e tij është e përqendruar vetëm tek Belgjika.
Diskutime rreth kësaj post