Vendi ynë sot do të përfshihet nga një mot me vranësira e shira të dendur. Sipas Meteoalb, Shqipëria do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike thuajse në të gjithë territorin.
Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë. Konkretisht do të variojnë në vlerat: në zonat malore, nga 10°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 19°C në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 26°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor me shpejtësi mesatare 2-8m/s. Forca e valëzimit në det do të jetë mbi 5 ballë.
Diskutime rreth kësaj post