Ministrja suedeze për Punët e Jashtme Ann Linde, si kryetare e radhës e OSBE-së do të vizitojë sot Shqipërinë. Ajo do të diskutojë sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal dhe axhendën e reformave të Shqipërisë.
Mësohte se Linde do të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Ajo do të marrë pjesë në nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi mes OSBE-së dhe Shqipërisë për të forcuar punën kundër rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe armëve të lehta.
Takimi mes dy ministrave pasohet nga një konferencë për shtyp në orën 11:40, në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ajo gjithashtu do të takohet me kryetaren e parlamentit, përfaqësues të shoqërisë civile në vend dhe prezencën e OSBE-së në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post