Ish-presidenti Bujar Nishani tha se beson se ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës. Sipas tij, kjo marrëveshje ka qenë e imponuar nga Rama dhe kryedemokrati ka patur vetëm përfitime personale, por jo politike.
“E kam shprehur edhe here të tjera, besoj se ka një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës, por nuk është një marrëveshje win/win. Kjo është marrëveshje e imponuar nga zoti Rama në interes të pushtetit politik të tij. Nuk di të them çfarë përfiton Basha, por nuk ka përfitim politik në kuptimin e pushtetit. Mund të ketë përfitime personale, konsolidimin e tij si kryetar opozite, përfitim politik në këtë mes ka vetëm Rama.
Edhe djegia e mandateve dhe largimi nga Parlamenti, rezulton që të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje. Në momentin që kryhet një akt ekstrem politik , nuk mund ta plotësosh aktin me dinamikë të vakët politike. PD-ja, përjashtuar disa protestave sporadike, nuk ndërmori asnjë aksion politik në terren. Zoti Basha doli nga Parlamenti dhe u fut në zyrë. Duhej që me prezencën e demokratëve të pushtonte rrugët e Shqipërisë, që të provokonte kriza brenda aktorëve të ndryshëm të sistemit shoqëror. Parlamenti u mor pas largimit të Bashës në kontroll nga mazhoranca”, ka thënë ish-presidenti Nishani i ftuar në Shqip.
Diskutime rreth kësaj post