Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me skandalin e ‘Pandora Papers’, ku thuhet se është i përfshirë edhe një politikan shqiptar.
Teksa e konsideron të pafalshme këtë që po bëhet me paratë publike, Romeo Kara propozon që urgjentisht Parlamenti të përjashtojë me ligj të veçantë kompanitë offshore nga çdo kontratë publike ndërtimi, blerje malli apo shërbimi.
Postimi i plotë:
“E pafalshme qe parate publike, te cilat duhet t’i nenshtrohen nje transparence te plote, vazhdojne dhe levrohen nepermjet bashkepunimit me kompanite offshore, te cilat nuk prezantojne perfituesit fundore dhe aksioneret e vertete, te cilet fshihen pas kontratave te shumefishta me trust.
Sigurisht qe kemi ministra te pozites dhe opozites te perfshire ne orgjine e offshoreve, ku luhen kryesisht parate e korrupsionit, trafiqeve dhe pastrimi i tyre.
Hapi i pare qe duhet te nderrmare urgjent parlamenti eshte: perjashtimi me ligj te vecante i kompanive offshore nga cdo kontrate publike ndertimi, blerje malli apo sherbimi.
Hapi tjeter qe duhet te nderrmare SPAK-u duhet te jete: investigimi i cdo kontrate publike ku jane perfshire kompanite offshore.
Jam plotesisht i sigurte se, do te prezantohemi me pushtetare dhe ishpushtetare si dhe familjaret e tyre, te zhytur ne llumin e korrupsionit dhe pastrimit te parave.
Per ironi te fatit, qendrimi i pozites dhe opozites eshte i njejte karshi fenomenit offshore.”-shkruan Kara.
Diskutime rreth kësaj post