Mbledhja e Komisionit të Jashtëm, i cili drejtohet nga Mimi Kodheli, u shoqërua sot me nota humori dhe irone njëherazi. Ka qenë kryetarja e këtij komisioni, Mimi Kodheli ajo që ka shkaktuar të qeshura dhe humor në sallën e mbledhjes, pasi njoftoi se kafet e deputetëve dhe ujin do e paguante ajo me rast mirëseardhjeje.
Madje ajo nuk e kurseu ironinë, duke kujtuar se dikur i gjuanin me shishe njëri-tjetrit në mbledhjet e komisioneve.
Deklarata e Kodhelit:
“Nëse e konsumuat kafen, jeni të lirë të shkoni. Ky ujë dhe kjo kafe se paguan parlamenti, por kryetarja për mirëseardhjen, ndaj mendohuni mirë. Pastaj kemi ça sekretarë që thonë; kafet para mbledhjes se nuk na lejohen. Nuk lejohen për arsye sigurie që mos të kishim shishe, pasi dikur i gjuanim njëri-tjetrin. Që ta dini se është gjithmonë kështu, pasi nuk është.”, tha Kodheli.
Diskutime rreth kësaj post