Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka shpjeguar arsyen se përse u shty sot në Konferencën e Kryetarëve ngritja e komisioneve hetimore parlamentare. Balla shpjegoi edhe një herë, se shtyrja u bë me konsensus që objekti i hetimit të diskutohet në Kuvend dhe më pas te miratohen. Taulant Balla tha se në vijim do të diskutohet me opozitën parlamentare për objekti e punës, për të gjetur edhe një konsensus për ato që janë propozuar.
Gjithashtu, ai u shpreh se numri i anëtarëve nuk duhet të jetë aq i madh, pasi komisionet hetimore funksionojë më mirë me një numër më të vogël anëtarësh.
Deklarata e Ballës:
“Ndërkohë që duhet t’u lëmë hapësirë edhe deputetëve që nuk bëjnë pjesë në grupet parlamentare. Petrit Vasili ka kërkuar që të jetë pjesë e komisionit për zgjedhjet e 25 prillit.”-tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post