Avokati i njohur Ylli Manjani ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministri Edi Rama e cili paralajmëroi krizën e madhe energjetike e për pasojë edhe rritjen e çmimeve. Manjani tregon si qeveria Rama ka hapur gropat financiare .
“Tani mbetet të shohim sa të thella janë gropat e kullave që ndërtohen e nuk shiten…
Ndërkohë pak shpresa ka nga humnera opozitare. Kriza nuk është thjesht energjitike, por e gjithanshme”, shkruan ndër të tjera Manjani.
Postimi i Manjanit:
“Problemi real është se gropat financiare që Bosi ka çelur nga:
1. Korrupsioni e keqmenaxhimi i ndërmarrjeve publike, të ujsjellësve dhe energjisë,
2. Kontratat e konçensioneve të pafavorshme dhe me fatura të kripura financiare,
3. Thellimi katastrofik i borxhit publik, nuk i mbulon dot as me çmimet e rritura të shërbimeve. Edhe sikur këtu të kishim ekonominë gjermane dhe shteti të tarifonte e taksonte gjermanë, prap nuk mbulohen këto gropa. Janë shumë të mëdha. (Se udhëheqësit tanë pozitë e opozitë ëndërrojnë të qeverisin Gjermaninë)
Paraja marramendëse e drogës e ka fshehur disi situatën sepse ka rritur “lumturinë” e përkohshme. Por gropat janë aty…
Këtyre gropave duhet tu shtojmë edhe gropat në ekonomitë familjare që shkaktoi COVID dhe tërmeti. Kanë harxhuar shumë, po shumë para njerëzit nga këto fatkeqësi. Ndërkohë rritja e çmimeve thellon gropat financiare të familjeve…
Tani mbetet të shohim sa të thella janë gropat e kullave që ndërtohen e nuk shiten…
Ndërkohë pak shpresa ka nga humnera opozitare.
Kriza nuk është thjesht energjitike, por e gjithanshme. Nuk qenka e thënë të ndahemi nga Sudet!!!
Zoti na ruajtë!”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post