Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar në lidhje me padinë që kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi pak ditë më parë se do të hapte kundër saj.
Kokalari shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se avokatët e kanë këshilluar Lulzim Bashën që të mos e ngrejë padinë kundër saj, pasi në këtë mënyrë do të rikthehet edhe dosja e tij për rihetim.
Postimi i Kokalarit:
“Dëgjova se tek zyrat e Kryesisë së Partia Demokratike e Shqipërisë, të gjithë po distancohen dhe asnjë s’po e merr përsipër postimin e kësaj deklarate.
Gjithashtu, avokatët e paskan këshilluar Lulin që po bëri padi ndaj meje, i hapet pikërisht ajo dosja për të cilën Luli më akuzon si ‘spekulante politike’. Provokimi im mund të mos ishte i rastishëm. Mënyra se si Luli ra brenda, ishte fatale.
Frika e Lulit për rihapjen e dosjes, vërteton se ato çfarë thashë publikisht, janë fakte prej të cilave Lulzimi ka frikë. Fatkeqësisht, i vetmi spekulant politik në këtë rast, mbetet Lulzim Basha.”, shkruan Evi Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post