SHMU njoftoi se sapo ka nisur një javë me diell por që nuk do të vijojë e tillë. Parashikohet të jetë me të gjitha karakteristikat e vjeshtës.
Deri pasditen e së martës moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë vendin. Më tej vranësirat do të vijnë në dendësim, për t’u pasuar nga reshjet e shiut të cilat mëngjesin e së mërkurës do të prekin bregdetin, ndërsa në mbrëmje në pjesën më të madhe të vendit.
Ditën e enjte në të gjithë vendin reshjet do të jenë të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën jugore e atë bregdetare. Hera herës do të ketë rrebeshe shiu me rrufe.
Ditën e premte intensiteti i reshjeve parashikohet i ulët e kryesisht në pjesën lindore të vendit.Këto situata do të pasohen nga erë me drejtim juglindje-verilindje mesatare dhe hera herës e vrullshme në ditët me reshje gje që do të sjellë shtim të dallgëzimit në dete.
Diskutime rreth kësaj post