Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për media ka paralajmëruar se po vjen një krizë e madhe energjitike. Ai është shprehur se kjo krizë është tejet shqetësuese dhe se ka nisur në Kinë dhe në Britani e BE dhe ka prekur tregjet botërore.
Por ish-kryeministri Berisha në një postim në rrjetet sociale ka “kërcënuar” Ramën për rritjen e çmimit, duke i thënë “guxo po ta mbajti”.
Sipas Berishës, shkaku themelor i rritjes së çmimeve është vjedhja e narkoqeveritarëve, si dhe klientele e monopoli i saj në çdo fushë.
“Shkaku themelor i rritjes stratosferike te cmimeve qendron:
1-Vjedhjen, vjedhjen dhe para se gjithash vjedhjen e narkoqeveritareve.
2-Klientela dhe monopoli saj ne cdo fushe.
ps: Nje jave me pare deklaronte eksport energjie, sot flet per krize energjitike dhe rritje cmimi! Guxo po ta mbajti!”, shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post