Sali Berisha mori një goditje të dyfishtë nga ish-ambasadori dhe diplomatja aktuale amerikane në Tiranë. Yuri Kim reagoi pas “Foltores” së radhës që Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mesazhi nuk ishte i drejtpërdrejtë por në mënyrë diplomatike.
Diplomatja postoi në faqen zyrtare në Twitter intervistën e ish-ambasadorit të parë të SHBA-së në Shqipëri pas rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve 30 vite më parë, William Reyerson i cili u shpreh sot te “Zëri i Amerikës” se shpallja “non grata” e Berishës është sinjal nga SHBA kundër korrupsionit.
Ambasadorja aktuale Yuri Kim e përforcoi mesazhin duke thënë se duhet lexuar e plotë kjo intervistë.
“Respekti, dashuria & shpresa e Ambasadorit Ryerson për Shqipërinë janë të njohura. Ndërsa festojmë 30 vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ai thotë: “Dua të ritheksoj atë që mësova herët në Shqipëri, mos u dorëzo përballë pengesave’. Intervista e plotë duhet lexuar” shkruan ambasadorja Kim.
Kur u pyet për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, William Ryerson u shpreh se “Ato që kanë ndodhur në Shqipëri janë inkurajuese, por edhe shumë zhgënjyese. Dikush më pyeti kohët e fundit se përse e bëri Sekretari Blinken këtë, përse jo një njoftim nga një prej zëdhënësve.
Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet.
Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë”
Diskutime rreth kësaj post