Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari u shpreh se vendit i duhet një opozitë reale dhe jo show.
Por a e ka tradhtuar Basha opozitën?
“Koha do ta tregojë! Unë nuk mund të flas përpara kohe. Koha është e vërteta më e mirë e kësaj historie. Ka nevojë për parime që të ngrihet mbi interesin personal. Morëm kosto duke lëshuar terren për të ruajtur frymën e opozitës. Dhe në fund fare çfarë ndodh, që LSI përballet e vetme në terren. Kërkohet qëndresë parimore, jo për show, jo për skena që bëhen për t’i hedhur hi syve, por ka nevojë për qëndresa dhe aksione që nuk çojnë ujë te mazhoranca, por qëndrojnë fort te opozita. Sot ka parti që po kalojnë 12 vite në opozitë”, tha Braimllari i ftuar në një studio televizive.
Diskutime rreth kësaj post