Juristi i njohur Romeo Kara shkruan se Sali Berisha nuk po rikthehet në drejtimin e PD për parime apo për interesin e saj por sepse Departamenti i Shtetit e goditi fatalisht dhe se kjo goditje po e çon pashmangshmerisht drejt një fundi të zi. Juristi shkruan se Berisha po keqpërdoron partinë dhe se nuk mund të shpëtojë as duke përdorur këtë mënyrë.
Postimi i juristit:
“Per here te pare Berisha po thote te verteten.
Ai nuk po rikthehet ne drejtimin e PD-se per parime dhe interesin e saj, por sepse Departamenti i Shtetit e goditi fatalisht dhe se kjo goditje po e çon pashmangshmerisht drejt nje fundi te zi e te turpshem ate dhe familjen e tij.
Pengmarresi i Shqiperise dhe i shqiptareve eshte tashme ne rrugen e tij pakthim ne perballje me drejtesine dhe lojerat lidhur me destabilizimin e vendit, nepermjet keqperdorimit te PD-se, maksimumi mund te rrenojne PD-ne, por kurre te shpetojne Berishen.”-shprehet Kara.
Diskutime rreth kësaj post