Kreu i Forumit Rinor të PD në Shkodër, Arvit Bushati ka komentuar zhvillimet e fundit në PD. Ai ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet dhe se Lulzim Basha nuk do të mundet ta pengojë dot.
Ai shtoi se foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha do ta kthejë PD në identitet, duke e bërë më të fortë përballë mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.
Komenti i Bushatit:
“Mesa kam parë deri tani, njerëzit në masë po firmosin. Me sa jam informuar, janë 1400 veta të cilët kanë firmosur. Pra është pranë ¼ e anëtarëve të PD, 1500 firma për thirrjen e Kuvendit. PD meriton t’i ushtrohet të gjitha veprimeve demokratike. Nëse realisht mblidhen ato firma, drejt asaj rruge do të vazhdohet. Procesi është i padiskundërshtueshëm.
Foltorja’ është ai sheshi ku demokratët mund të ankohen. PD ka disa nevoja, duhet kthimi në identitet, duhet të jemi më të vëmendshëm me meritokracinë dhe me përfundimin e kësaj situate ne realisht duhet të jemi më të fortë dhe më të bashkuar kundrejt Edi Ramës”, ka deklaruar Bushati.
Diskutime rreth kësaj post