Gazetari Robert Papa ka komentuar lidhur me situatën e krijuar së fundmi në Partinë Demokratike. Sipas tij, edhe nëse do fitonte Lulzim Basha zgjedhjet, do të vazhdonte të njëjtën linjë si kryeministri Rama.
Komenti i Papës:
“Ai ka pasur trysni pa diskutim dhe e kuptoj, por ambasadori amerikan nuk mund të ndikojë te një parti haptas, presioni ka qenë i madh por prapë ka diçka që nuk shkon, sepse Berisha prapë vazhdon dhe pas përjashtimit të jetë pjesë. Basha se ka forcën për të hequr Berishën. Me shpalljen non grata të tij, i takon Berishës të merret dhe ta zgjidhë problemin. Berisha është një aset te PD. Basha duhet të jepte një dorëheqje, të çbunkerizohej PD sepse të gjitha pushtetet drejtohen nga partitë. Nuk ka kryetar partish në Amerikë. As nuk bën lista, as nuk e njeh kush, është thjesht si një zëdhënës i partisë. E kam thënë dhe më herët, partitë vazhdojnë si gazerma ushtarake. Edhe nëse do kishte fituar Basha do vazhdonte njësoj si Rama, të njëjtët oligarkë. Duhet të jesh i hapur, më duket e panatyrshme sjellja e një ambasadore të trajtosh shqiptarët në atë mënyrë. Diplomacia ka grada si në ushtri. Ka përfituar atë emërim, por jo në këtë mënyrë. Ne jemi vend sovran, pro amerikan, nuk mund të thuash ti parti antiamerikane dhe kujt një partie që bëri përmbysje dhe një njeriu si Berisha që ka qenë dy herë në shtëpinë e bardhë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post