Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka dhënë disa arsye pse ka heshtur “Europa” për akuzat e SHBA ndaj Berishës.
Sipas tij, BE nuk e mbështet Berishën, por njëkohësisht s’po i del në krah as Lulzim Bashës apo Ambasadës Amerikane. Spahiu shkruan se është koha për të parë, nëse Berisha do eliminohet politikisht si koka e korrupsionit, apo si truri i një rryme anti-amerikane në Shqipëri dhe rajon.
Reagimi i Kreshnik Spahiut:
“Disa pikëpyetje: Pse hesht “Europa” për akuzat e SHBA ndaj Berishës? Sali Berisha ka nisur misionin e tij të fundit në karrierë: “Rikthimin e partisë, në gjendjen e vitit 2005”
Dmth: Berisha kërkon rikthimin e tij në krye të opozitës, njëkohësisht, duke e rikthyer Lulzim Bashën në Holandë, andej nga e mori dhe ja u bëri peshqesh gjithë demokratëve.
Maratona “Berisha” qyetet më qytet, është qartazi një testim i tij i situatës:
– me amerikanët, që deri ku do e vazhdojnë goditjen,
– me demokratët, që deri në çfarë niveli e mbështesin,
– me Lulzim Bashën, që deri sa mban presionin apo gojën e mbyllur për pazaret,
– me grupin parlamentar, për të futur në listën e zezë mosmirënjohësit ndaj tij,
– me faktorin ndërkombëtar, se kush është pro dhe kundër….
Mos u besoni sharjeve, sepse Lulin nuk mund ta largonte me dorëheqje, pasi do dilnin zbuluar, që kishin bërë lojën me “kryetar” 8 vjet. Jo çdo lojë bëhet nga qejfi, por edhe nga halli.
Nga gjithë kjo përplasje, s’kanë rëndësi as makinat, as sallat, as numri i demokratëve, as mesazhet apo batutat e Berishës. Ajo çfarë është e çuditshme, është heshtja “Europës”. Asnjë ambasador nuk pozicionohet. Sali Berisha është shpallur “Non Grata” nga qeveria amerikane me motivacionin zyrtar:
“Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë, në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë, dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar, në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.
Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të përgjegjësisë.”
Intensiteti i deklaratave dhe goditjeve diplomatike amerikane kundër Sali Berishës, sa vjen dhe po shtohet, por në disproporcion me heshtjen dhe pasivitetin europian.
Analizat dhe interpretimet politike mund të hamendësojnë çdo lëvizje, por një gjë mbetet e faktuar qartë: Sali Berisha ka kërkuar mbrojtje franceze! Mos u shpërqëndroni nga përrallat me mbrojtje kufijsh apo ligjëratat patriotike pro Kosovës.
Fokusohuni në të vetmin aksion politik dhe ligjërim diplomatik.Berisha e përsërit 100 herë fjalinë: “Nëse ka një njeri mbi tokë, që ka prova korrupsioni për mua dhe fëmijët e mi, t”i dërgojnë në Francë, në gjykatën e Parisit”. Berisha po e përdor Francën dhe Europën si anti-plumb kundër “flotës” amerikane.
Deri tani, ajo çfarë shohim nga Franca dhe Europa është heshtja. Këshilltari gjerman i PD (Martin Henze) sot kërkoi dorëheqjen e Bashës dhe jo largimin e Berishës.Kancelaria Merkel e cila dy javë më parë vizitoi Tiranën, refuzoi kërkesën e Lulzim Bashës për takim.
BE nuk e mbështet Berishën, por njëkohësisht s’po i del në krah as Lulzim Bashës apo Ambasadës Amerikane.Ndoshta është një dyzim i tyre, se kush mund të jetë bërthama më sfiduese anti-amerikane në Shqipëri: “Holandezi” që u financua dhe shkollua nga SOROS-i, apo babai i tij, që për arsimin dhe specializimin e tij në vitet e komunizmit, u financua nga Franca e cila këto ditë sapo ka tërhequr ambasadorin francez nga SHBA?
Është koha për të parë, nëse Berisha do eliminohet politikisht si koka e korrupsionit, apo si truri i një rryme anti-amerikane në Shqipëri dhe rajon.Është koha për të analizuar, nëse Berisha është i vetëm në luftën kundër SHBA-së apo frymëzimi dhe finacimi vjen përtej kufijve. Nëse nuk është vetëm, mbetet të kuptojmë cilët janë aleatët, nga Perëndimi apo Lindja e Europës….
Gjithësesi, nuk përjashtohet mundësia, që të ketë mbetur i vetëm me një grup “ushtarësh” demokratë të lodhur, por që e urrejnë Lul Bashën, me të cilët u konsumua 16 vjet, duke i bindur se Luli është surrati europian që mund ta drejtonte opozitën. Berisha jo rastësisht e piketoi djaloshin nga Holanda, dhe e solli në partinë nga e cila ka larguar jashtë radhëve të saj çdokënd që ka pasur lidhje apo shkollim në Amerikë….”-shprehet Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post