Aktivistja e PD-së shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka shkaktuar mjaft debat në rrethin politik pas bashkimit të saj me ‘Foltoren’ e Sali Berishës. Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar sulmet e saj ndaj përkrahësve të Bashës, të cilët i janë përgjigjur me të njëjtën ‘monedhë’
Nisur nga këto përplasje, Kokalari ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se këtë javë ka mësuar kush janë monstrat e vërtetë, nga më vulgarët e deri tek më gënjeshtarët e inatçijtë. Mirëpo Kokalari nuk mjaftohet me kaq, ajo paralajmëron se pikërisht tani duhet të fillojë spastrimi i tyre.
Postimi i Kokalarit:
“Një gjë është e qartë – këtë javë kam qënë një katalizues fantastik i elementëve më vullgar, antipatik, gënjeshtar dhe inatçinj që mbart shoqëria Shqiptare, brënda & jashtë vëndit. Tashmë monstrat kanë emër. Le të filloj spastrimi!”, shkruan Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post