Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka komentuar përplasjet brenda PD-së pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Sali Berishës me vendim të Lulzim Bashës.
Sa i takon ndarjes së partisë në dy kampe për të nuk duket problematike dhe vlerësoi se Sali Berisha duhej të ishte larguar, megjithëse u shpreh skeptik për mënyrën e vendimmarrjes së Lulzim Bashës. Ai shtoi se koha politike ndoshta ka mbaruar tani dhe duhet të ishte tërhequr.
Deklarata e Gjekmarkaj:
“Ai kishte tetë vite larg pushtetit, mendoj se korrupsionin e bën qeveria e jo opozita. Do të kishte qenë më logjike që masat non-grata SHBA ti hidhnin së parë drejt qeverisë, por ne nuk e komandojmë dot SHBA-të. Jemi një komb i vogël, parti e vogël në Ballkan, që ka nevojë ekzistenciale marrëdhëniet me SHBA-në. Askush nuk ka luksin ta cenojë atë, ne duam ta kultivojmë dhe ta rrisim atë si marrëdhënie. Partitë shqiptare, qoftë qeveria, qoftë opozita kanë nevojën e SHBA-ve. Dhe prishet bilanci dhe ekuilibri nëse preferenciale është qeveria dhe opozita është e goditur. Dhe në këtë kontekst është marrë vendimi i Lulzim Bashës, një vendim i vështirë. një vendim i diskutueshëm nga pikëpamja politike, por ai është votuar nga PD si kryetar, i një lideri, është vendim politik, madhor, i cili bëhet ose konsumohet për të ruajtur marrëdhëniet me SHBA, për të mos e vënë PD nën shënjestrën e tyre të vazhdueshme”, tha Gjekmarkaj.
Diskutime rreth kësaj post