Analisti Artan Hoxha komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Spotlight’ zhvillimet brenda PD-së. Sipas tij, Basha është shpallur “non grata” nga baza e Partisë Demokratike.
“Problemi ishte shpallja i padëshiruar i Sali Berishës nga SHBA. Sot jemi në shpalljen të padëshiruar të Bashës nga baza e PD, rezultat i një energjie propagandistike të takimeve të drejtpërdrejta të Berishës me bazën e PD. Pyetja është ku është zhdukur Basha? Basha sot me firmë dhe vulë vazhdon të jetë kryetar, por duket që Basha ka një distancë shumë të madhe me anëtarësinë e thjeshtë të PD”, u shpreh Hoxha.
Ai theksoi se Basha ka humbur momentin që shfrytëzon një njeri që ka natyrën e liderit.
“Si kryetar është në rregull. Pyetja është a është një lider që e kërkon momenti emocional ku jemi. Unë them që këtë moment e humbi, ka ende kohë për aksion, por deri më sot shohim në aksion Berishën”, nënvizoi ai.
Diskutime rreth kësaj post