Avokati Spartak Ngjela, ka folur sa i përket takimeve që po zhvillon në vend ish-kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë televizive, Ngjela ka komentuar takimin që mbajti dje ish-kryeministri Sali Berisha në Shkodër. Ngjela u shpreh, se këto lëvizje të Berishës i sheh si lëvizje për mbijetesë dhe e sheh si të pamundur që të shkarkojë Lulzim Bashën nga kreu i PD-së.
“Lëvizja e Berishës me takimet që po zhvillon është lëvizje për mbijetesë. Por nëse vijmë tek Basha, se si do ta shkarkojë Bashën me firma. Basha ka deputetët, Berisha ka marrë vetëm 4. Duket të kemi parasysh një gjë forca është Parlament, duhet që të presësh 4 vite të tjera që të krijohet grupi tjetër parlamentar. Po si do ia marrë partinë ai? Basha është zgjedhur nga një anëtar një votë. Për faktin që jemi një njeri një votë, them se nuk rezulton dot asgjë. Berisha nuk e shkarkon dot Bashën”, tha ai.
Ndër të tjera, ai u pyet nëse duhet që t’i trembet Basha një eksodi të deputetëve të partisë. Ngjela u shpreh, se kjo mund të ndodhë, pasi sipas tij, politika është interes dhe deputetët mund të ikin ku kanë ata interes. Por, ai theksoi, se Berisha është “non grata” dhe ata mund t’i tremben kësaj për t’u bashkuar me të.
“Politika është interes nuk është pasion. Ata janë në interes të gjithë. Nëse Saliu do forcohet do kalojnë me Saliun, por kanë edhe hallin se Saliu është “non grata”. Por këta akoma nuk dinë akoma arsyen pse është “non grata” Saliu asnjëherë nuk ka pasur personalitet ka pasur gjithmonë gënjeshtra, çfarë rëndësi ka se kush ia ka dhënë Amerikës të dhënat, rëndësi ka që e goditi dhe shpalli “non grata” problemi është që ca kërkon të realizojë. Problemi qëndron, se mund të thirret Basha sa më shpejt në Uashington, dhe kjo jo vetëm që neutralizon Saliun, por trondit shumë edhe Ramën. A do ta bëjë politika amerikane këtë. Them se po sepse kështu kanë vepruar edhe më parë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post