Pyetjes nëse PD në dy pjesë, Ferdinand Xhaferri iu përgjigj duke thënë se nuk mund të shkohet drejt këtij skenari. Kreu i PD në Durrës tha se PD po bën maksimumin në maturinë e argumenteve për një PD të bashkuar. Sipas tij gjithnjë e më shumë po shkohet drejt argumenteve se kjo qeveri që është sot në pushtet duhet çmontuar.
Deklarata e Xhaferrit:
“Nuk mendoj se mund të shkohet drejt këtij skenari. Lidershipi i PD po bën maksimumin në maturinë e argumenteve për një PD të bashkuar. Mendoj se në kohën që vjen ka shumë argumente që shkojnë drejt asaj që kjo qeveri duhet çmontuar dhe për të shkurtuar rrugën e PD drejt pushtetit. Patëm ngritjen e 3 komisioneve hetimore, një për Beketin dhe një për inceneratorët dhe atë të krimit zgjedhor”, tha Xhaferri.
Diskutime rreth kësaj post