Humbja 3-0 ndaj Benfikës e ka vendosur trajnerin në “gijotinë”. Pritet shkarkimi dhe emërimi i një tjetri. Orët në vijim janë vendimtare
Barça humbi 3-0 me Benfikën dhe trajneri Ronald Kuman është në prag shkarkimi Menjëherë pas ndeshjes presidenti blaugrana Joan Laporta, thërriti një mbledhje urgjente me disa nga këshilltarët e tij më të besuar, e cila u mbyll në orën 4 të mëngjesit, dhe prej saj sipas mediave spanjolle, është unifikuar synimi për të mbyllur kapitullin Koman dhe për të hapur një tjetër. Mes emrave në listë është gjithmonë edhe ai i Andrea Pirlos, që i pëlqen Laportës, por nuk bind plotësisht drejtuesit e tjerë, dhe i duhet të garojë me të paktën 3 kandidatura të tjera.
Ksavi, i cili është nën kontratë me Al-Sad, por mund të lirohet për t’u rikthyer te Barcelona e tij, Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës i impenjuar në Nations League dhe që mund të bashkohet me skuadrën vetëm në fund të këtij kompeticioni, ( të hënën e 11 tetorit), dhe i treti Munueko Gallardo, dy herë fitues i Copa Libertadores me River Plate, skuadër me të cilën ka një kontratë që i skadon në 31 dhjetor. Sipas disa mediave spanjolle është pikërisht argjentinasi kandidati më i kuotuar. Gjithçka mbetet për t’u parë në orët në vijim, pasi në klub ka mosdakordësi për emrin e trajnerit të ri.
Ndërkohë pas ndeshjes vetë Kuman foli për sa i përket mundësisë për t’u shkarkuar pas humbjes në Lisbonë duke u shprehur: “ E ardhmja ime? Nuk mund të them asgjë pasi nuk e di se si e mendon klubi, kjo nuk është në dorën time. Të shohim…në fund gjithsesi fajtori është trajneri. Skuadra nuk është e njëjta prej vitesh, kemi humbur lojtarë që bënin diferencën. Nuk po them që duhet ta pranojmë situatën, apo që unë skam asnjë përgjegjësi, por në ndeshje duhet të merrnim më tepër nga lojtarët tanë”, theksoi ai.
Ndërkohë, një nga emrat e lakuar është Ksavi Hernardez, por për ish-sulmuesin e Barçës, uruguajanin Luis Suarez, i cili do të luajë kundër ish-ekipit këtë fundjavë, Ksavi s’duhet të pranojë. Suarez mendon se ndërmjet tyre ka nisur një “luftë” nga e cila po dëmtohen vetë lojtarët ndërsa komentoi dhe një afrim të mundshëm të Ksavi Hernandez në stolin e katalanasve. “Si tifoz i futbollit dhe çfarë ka bërë ai si lojtar, nuk mendoj se sot, nesër apo pasnesër është koha për të drejtuar Barcelonën. Ai është inteligjent dhe e di për vështirësinë e klubit. Ai duhet të presë momentin. Ksavi ka shokë brenda ndaj të cilëve do të duhet të marrë vendime dhe do të jetë e vështirë. Kuman më trajtoi si 15-vjeç, mes tij dhe Laportës është një luftë e veçantë që po dëmton lojtarët”, u shpreh Suarez.
Diskutime rreth kësaj post